Botë

Dhjetë persona dërgohen në spital në Oklahoma pasi iu dha insulinë në vend të injeksioneve për grip

Descriptive Text

Dhjetë persona nga një qendër kujdesi në Oklahoma të SHBA-së janë detyruar të shtrihen në spital pasi u ishte dhënë insulinë në vend të injeksioneve për grip, ka njoftuar policia.

Tetë nga pacientët ishin banues në “Jacquelyn House” dhe dy ishin punëtorë, kanë thënë nga policia për CNN-in.

Qendra u shërben qytetarëve që kanë probleme në zhvillim, sipas uebfaqes “AibiltyWorks”.

Ekipet e policisë i janë përgjigjur rastit të mërkurën dhe “kanë gjetur... shumë njerëz që nuk reagonin”, ka thënë Tracy Roles nga policia në një konferencë për media.

Shumica e pacientëve që vuanin nga simptomat pasi kishin marrë medikamentin “nuk ishin në gjendje të shpjegonin çështjen”. “Shumica nuk kishin zë dhe ishin të palëvizshëm”, kanë thënë tutje nga policia.

Farmacisti që kishte vendosur insulinën nuk ishte punëtor i qendrës, ka bërë të ditur rreshteri Jim Warring. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë të një aksidenti të kësaj magnitude. Por përsëri, mund të ishte më keq. Jo për të minimizuar rastin, por duke menduar se ku mund të ishim, sigurisht mund ët kishte qenë shumë, shumë tragjike”.

Të dhjetë pacientët ishin dërguar në një spital lokal. Shumë prej tyre mbetën në spital për shkak të insulinës.

Një hetim ka nisur nga policia. Warring ka thënë se “do të merren masa sapo të kuptohet diçka”.