Botë

Shpërndahet Parlamenti britanik, fillon fushata zgjedhore në sfondin e Brexitit

Londër, 6 nëntor – Fushata për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit, shkaktuar nga Brexit dhe që mendohet t’i japë fund sagës, u hap zyrtarisht sot në Britaninë e Madhe me shpërndarjen e Parlamentit, me pasigurinë më të madhe për rezultatin e tyre.

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të shkojë në pallatin Buckingham për t’i kërkuar mbretëreshës për të shpërndarë Parlamentin, ndarjet e të cilit kanë penguar deri tani zbatimin e daljes nga Bashkimi Europian, votuar nga 52% e britanikëve tre vite më parë, por shtyrë tashmë tre herë.

Konservatorët kanë kryesuar rregullisht në sondazhe me 10 pikë para, por John Curtice, politolog dhe një specialist i sondazheve në Britaninë e Madhe, nuk ka reshtur së paralajmëruari për kujdes.

Boris Johnson, i cili ka luajtur një rol vendimtar për votimin e Brexitit në vitin 2016, synon të zhvillojë një fushatë duke e prezantuar veten si i vetmi që do të zbatojë datën e parashikuar për Brexit më 31 janar 2020.

Përballë tij, lideri laburist, Jeremy Corbyn do të argumentojë se ai është i vetmi që mund të marrë nga Brukseli një marrëveshje për Brexit duke respektuar të drejtat e punonjësve dhe se do të zhvillojë menjëherë një referendum që parashikon gjithashtu mundësinë për të qëndruar në Bashkimin Europian./AFP