Botë

Rritet numri i të pastrehëve në Londër

Descriptive Text

Numri i personave që flenë në rrugë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ka shënuar një rritje rekorde, duke arritur në mbi 2,000 persona.

Të dhënat e fundit tregojnë se 3.985 njerëz kanë fjetur në rrugë mes korrikut dhe shtatorit të këtij viti, përfshirë rreth 2.069 të pastrehë të rinj.

E këto shifra tregojnë një rritje prej 50 përqind.

Raportohet se 22 persona u bashkohen të pastrehëve çdo ditë në qytet, një numër që sugjeron se një person i ri bëhet i pastrehë çdo 2 orë.

Të dhënat erdhën pasi Zyra Statistikore Kombëtare zbuloi se vitin e kaluar mesatarisht dy persona të pastrehë kanë vdekur çdo ditë në Angli dhe Uells.

Kryeshefi ekzekutiv në Shoqatën bamirëse të të pastrehëve "Crisis", Jon Sparkes tha se shifrat janë tronditëse.

Sipas tij, kushtet janë edhe më të këqija për shumë njerëz për shkak të Aktit të të Pastrehëve, ligj ky i cili ua ndalon të flenë në rrugë ose të kërkojnë lëmoshë.