Botë

39 viktimat në kamionin në Londër dyshohet se janë nga Vietnami

Descriptive Text

Një tjetër person është akuzuar për trafikim me njerëz për vdekjen e 39 personave të gjetura në një kamion në Londër, ka treguar policia britanike të premten, të cilët tani dyshojnë se të gjitha viktimat janë vietnameze.

Në Vietnam, policia ka deklaruar se ka arrestuar dy persona.

39 viktimat e gjetura brenda kamionit në Londës, deri tani dyshohej se ishin nga Kina.

Shoferi i kamionit tashmë është akuzuar për këto vdekje ndërsa detektivët kanë zbuluar se edhe Eamon Harrison, 23 vjeçar nga Irlanda Veriore, gjithashtu është arrestuar e akuzuar për vrasje e trafikim me njerëz, transmeton Koha.net.

Trupat e pajetë të 39 personave janë gjetur më 23 tetor, brenda një kamioni, i cili kishte ardhur në Britani nga Zeebrugge i Belgjikës.

Policia ende nuk ka treguar shkaktarin e saktë të vdekjes së tyre, raporton Reuters.

Fillimisht thuhej se viktimat ishin shtetas kinezë, por sot policia thotë se beson se janë nga Vietnami.

“Ne jemi në kontakt direkt me disa familje në Vietnam e Britani të Madhe, dhe besojmë se kemi identifikuar familjet e disa viktimave”, ka thënë policia britanike në Twitter.

Ndërsa policia vietnameze ka thënë se tashmë ka arrestuar dy persona, e pas intervistimit të tyre kanë hapur hetime kriminale mbi dyshimet për trafikim me qenie njerëzore.