Botë

Sali Murati kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut

Descriptive Text

Gjykatësi Sali Murati sot është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjykatësi Murati në krye të Kushtetueses do të vijë më një nëntor të vitit 2019, kur kryetarit të deritanishëm Nikolla Ivanovski i skadon mandati.

Gjykatësit kushtetues, kryetarin e zgjedhin me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë. Secili gjykatës mund të propozojë kandidat për kryetar. Propozimin e vërteton Komisioni prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.

Sali Murati është i lindur me 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë të Gostivarit.