Botë

Ivanovi pranon t’i japë mandatin Zoran Zaevit për të formuar qeverinë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot në orën 12:00 do t’ia dorëzojë mandatin për përbërje të qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, informojnë nga kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Dorëzimi i mandatit pason pasi që presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare, transmeton Alsat-M.

Ivnaov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanca për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.