Botë

Argjentinasi zgjidhet kryetari i ri i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Rafael Mariano Grossi nga Argjentina është zgjedhur kryetar i ri i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Atomike (IAEA) në vend të të ndjerit Yuki Amano.

Ambasadori rus në organizatën ndërkombëtare me seli në Vjenë, Mikhail Ulyanov, shkroi në llogarinë e tij në Twitter sot se bordi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka zgjedhur Grossi për drejtor të ri të përgjithshëm.

Grossi ishte ambasador i Argjentinës në IAEA, raporton AP.

Tre kandidatë të tjerë e propozuar për këtë post ishin nga Rumania, Sllovakia dhe Burkino Faso.