Botë

Bolivianët protestojnë kundër mandatit të katërt të Moralesit

Foto: Reuters

Bolivianët bllokuan rrugët në kryeqytetin La Paz, duke akuzuar presidentin Evo Morales se mandatin e katërt presidencial e fitoi me parregullsi.

Me fitoren e diskutueshme në zgjedhjet e fundit, Moralesi fitoi mandatin e katërt radhazi që do të zgjasë sundimin e tij në gati dy dekada, transmeton KTV.

Demonstruesit rrethuan selinë e Komisionit Zgjedhor të vendit, që ruhej nga forca të shumta të policisë.

Ndërsa, kandidati që u rendit i dyti, Carlos Mesa, ka bërë thirrje për një raund të dytë.

Një kërkesë e tillë është bërë edhe nga SHBA-ja, Brazili, Argjentina dhe Kolumbia. Mesa kishte fituar 36.51% të votave.