Pas protestave, Presidenti kilian detyrohet të miratojë masa të reja ekonomike

23 October 2019 20:29

Presidenti kilian Sebastian Pinera ka njoftuar për reformat që synojnë t'u japin fund ditëve të protestave të dhunshme.

Ai u zotua ta rrisë pensionin bazë me 20% dhe propozoi një ligj që shteti t’i mbulojë kostot e trajtimeve të shtrenjta mjekësore.

Protestat u nxitën nga rritja e çmimeve të metrosë, e më pas u shndërruan në diçka më të madhe ndërsa qindra-mijëra dolën në rrugë për shkak të masave shtrënguese dhe pabarazisë, transmeton KTV.

15 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 5,000 janë ndaluar ose arrestuar. Duke folur nga Pallati presidencial në Santiago, Pinera tha se kishte marrë mesazh të qartë nga populli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme