Trumpi thotë se armëpushimi në Siri është i përhershëm, heq sanksionet ndaj Turqisë Foto: Reuters

Trumpi thotë se armëpushimi në Siri është i përhershëm, heq sanksionet ndaj Turqisë

23 October 2019 18:23

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se është vendosur për armëpushim i përhershëm në Sirinë veriore, duke garantuar se SHBA-ja do të heqë sanksionet që kishte vënë ndaj produkteve të importuara nga Turqia si përgjigje e dhunës.

Trumpi po ashtu ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti Mike Pance dhe Sekretari Mike Pompeo do të deklarojnë ndryshim të orientimit të SHBA-së në marrëdhëniet me Lindjen e Mesme, aty ku ai ka thënë se shumë amerikanë kanë vdekur.

“Më herët këtë mëngjes, Qeveria e Turqisë informoi administratën time se do të ndalë luftën dhe ofensivën në Siri, dhe do të bëjë armëpushimin permanent. Gjithsesi, definimi i fjalës permanent në atë pjesë të botës është diçka që vihet në pikëpyetje. Të gjithë e kuptojmë këtë”, ka thënë Trump, raporton “Reuters”.

Ai ka thënë se e ka udhëzuar Sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin, që të heqë sanksionet ndaj Turqisë, të vëna si përgjigje kundër ofensivës së saj ndaj kurdëve në Siri, “përderisa nuk ndodh diçka me të cilën s’do të jemi të lumtur”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme