Një person në Oslo vjedh autoambulancën dhe godet disa këmbësorë – mes tyre edhe dy bebe Foto: Reuters

Një person në Oslo vjedh autoambulancën dhe godet disa këmbësorë – mes tyre edhe dy bebe

22 October 2019 18:57

Një person i armatosur që vodhi një autoambulancë dhe goditi disa persona, u arrestua të martën në Oslo, ka bërë të ditur policia lokale.

Policët shtinë me armë zjarri për të ndalur autoambulancën e vjedhur pasi ajo u mor në një vend ku kishte ndodhur një aksident, tha më tej policia, raporton CNN.

Image

Në mesin e të lënduarve ishte një grua me dy fëmijë në karrocë të cilët u dërguan në spital, sikurse edhe dy persona tjerë.

Policia tha se nuk ka informacione nëse incidenti është i lidhur me terrorizmin, por një hetim i madh ka nisur dhe nuk është përjashtuar asnjë mundësi.

Në një deklaratë për media, policia tha se kanë pranuar raportime për një aksident komunikacioni në Rosenhoff në Oslo, ku një veturë ishte rrokullisur, transmeton Koha.net.

Raportet e mëtutjeshme kanë përshkruar një person që ishte larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, dhe se me vete ka pasur një armë zjarri të cilën ua ka drejtuar policëve.

Më pas i njëjti ka vjedhur autoambulancën dhe është nisur me shpejtësi. Automjeti është ndjekur nga policët të cilët edhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Për të ndalur autoambulancën janë përdorur edhe një veturë policie dhe një auto-ambulancë tjetër.

Askush nuk është lënduar nga të shtënat e policisë.

Policia të martën pasdite ka qenë në kërkim të një gruaje në lidhje me vjedhjen e autoambulancës, thanë ata, dhe për të cilën dëshmitarët thonë të ketë qenë në veturën e rrokullisur.

Një zëdhënës në spitalin universitar të Oslos ka thënë për Reutersin se dy bebet janë lënduar nga autoambulanca e vjedhur.

“Janë binjakë, shatë muajsh. Janë duke u trajtuar aktualisht”, ka thënë zëdhënësi.

Autoambulanca ishte vjedhur rreth orës 12.30 ndërsa policia mori nën kontroll automjetin rreth 15 minuta më vonë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme