SHBA: Turqia ka suspenduar operacionin në Siri Foto: Reuters

SHBA: Turqia ka suspenduar operacionin në Siri

17 October 2019 19:47

Turqia ka pranuar të suspendojë operacionin në Sirinë veriore, ka thënë zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, pas bisedave që kishte me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas tij, të gjitha operacionet ushtarake do të pauzohen për pesë ditë për të lejuar tërheqjen e forcave kurde nga zona të cilën Turqia e quan “zonë e sigurt”.

“Sot SHBA-ja dhe Turqia janë pajtuar për armëpushim në Siri”, ka thënë Pence në një konferencë për media pas më shumë se katër orësh bisedimesh në pallatin presidencial në Ankara.

Sot u publikua nga mediat ndërkombëtare një letër e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar homologut turk Recep Tayyip Erdogan, ku ai shkruante se nëse sulmet në Siri nuk zgjidhen në mënyrë njerëzore, do ta shkatërrojë ekonominë turke. Trump aty ishte shprehur i ashpër dhe i drejtpërdrejtë.

Gjatë ditës, BBC raportoi se këtë letër Erdogani “e kishte hedhur në kosh të plehrave”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme