Vdes kongresisti demokrat Elijah Cummings

17 October 2019 20:35

Kongresisti veteran demokrat i SHBA-së, Elijah Cummings, i cili ishte i përfshirë në kërkesën për hetimin e presidentit Trump, ka vdekur në moshën 68-vjeçare. Zyra e tij njoftoi se ai vdiq për shkak të problemeve shëndetësore.

Cummings inicioi disa hetime në administratën Trump, transmeton KTV. Në fillim të këtij viti, ai u përball me presidentin për ndalimin e diskutueshëm të emigrantëve.

Trumpi e kishte fyer rëndë më pas, duke shkaktuar kritika nga disa demokratë kryesorë.

Kongresisti kishte disa probleme shëndetësore vitet e fundit dhe po merrte trajtim për problemet me zemër.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme