Botë

Pamje të rënda: ‘Nëna’ 19-vjeçare ukrainase i shkakton të nxira në fytyrë foshnjës duke e rrahur

Descriptive Text

Në Ukrainë, një djalë i porsalindur është rrahur tmerrësisht shumë nga nëna e tij. Fytyra e tij është nxirë nga të rrahurat që mori prej saj.

Rasti, siç raporton DailyMail, ka ndodhur në qytetin Rivne në perëndim të Ukrainës, transmeton Koha.net.

Djali quhet Mykyta dhe nëna e tij është veç 19-vjeçare. Fqinjët e saj kanë treguar se fëmija është gjetur i vetëm në banesë më 15 tetor, derisa kanë pohuar se kanë qenë të shumta rastet kur ajo ka dalë nga banesa dhe e ka lënë atë të vetëm.

Tetiana Prymak, është fqinja që e zbuloi se foshnja është e vetme në shtëpi dhe njoftoi policinë ukrainase. Nëna, mësohet se kishte dalë në një takim.

“Syri i tij ishte i nxirë. Hunda i ishte bllokuar me gjak nga të qarat, mezi merrte frymë”, është shprehur ajo.

Mykhailo Kulik, drejtor intensiv në Spitalin Rajonal për Fëmijë në Rivne, dha se “djali është në gjendje të rëndë shëndetësore”.

“Dyshojmë se ka kafkën e lënduar shumë, por po presim ekzaminimet”, është shprehur ai.

“Kurrë s’kam parë fëmijë në gjendje më të tmerrshme e të lënë pas dore. Lëkura e foshnjës është në gjendje të tmerrshme”, tha tutje ai.

Zëdhënësi i Policisë Antok Kruk, tha se ndaj nënës kanë ngritur kallëzim penal.

Ndërkaq, sipas policisë, babai i foshnjës një 27 vjeçar, nuk është interesuar fare për shëndetin e tij.

{gallery}