Franca dëshiron që pjesëtarët e ISIS-it të mbahen në Irak

16 October 2019 21:55

Ministri i Jashtëm i Francës ka thënë se së shpejti do të shkojë në Irak për të diskutuar një kornizë ligjore, me qëllim për ta bërë të mundur që xhihadistët të mbahen në Irak dhe atje të përballen me gjyqin.

Shtetet evropiane po përpiqen të zbatojnë me shpejtësi një plan për të zhvendosur mijëra militantë të huaj të ISIS-it nga kampet në Siri dhe në Irak, transmeton KTV.

Le Drian tha se ai do të shkojë në Irak, sepse ishte jetike t'i ofronte mbështetje Bagdadit, që përballet me rrezikun që grupi militant të ringjallë aktivitetet.

Iraku ishte dëshmitar i disa prej betejave më të përgjakshme kundër ISIS-it dhe autoritetet tashmë po zhvillojnë gjyqe ndaj mijëra kryengritësve të dyshuar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme