Shkrirja e akullnajave në Zvicër ka arritur në nivel rekord

16 October 2019 20:04

Shkrirja e akullnajave në Zvicër ka arritur nivel rekord pasi vala e nxehtë e verës së këtij viti, u regjistrua si më e larta në histori.

Akademia Zvicerane e Shkencave raportoi se shkrirja e akullnajave këtë vit çoi në humbje të mëdha të vëllimit të akullit.

“Akullnajat e Zvicrës janë reduktuar për 10 për qind gjatë pesë viteve të fundit”, thuhet tutje në njoftim, transmeton KTV.

Akademia tha se sasia e dëborës dhe shkrirjes së akullnajave zvicerane gjatë periudhës dy javore të nxehtësisë ekstreme këtë qershor dhe korrik, ishte e barabartë me gjithë konsumin vjetor të ujit të pijshëm të vendit.

Ndërsa, në pjesën lindore të Zvicrës dhe në pjesën veriore të Alpeve humbjet e vëllimit të akullit ishin më të larta se mesatarja për dekadën e fundit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme