Shkon në 70 numri i viktimave nga tajfuni Hagibis në Japoni

Shkon në 70 numri i viktimave nga tajfuni Hagibis në Japoni

15 October 2019 11:17

Ka shkuar në 70 numri i viktimave nga tajfuni Hagibis, i cili goditi Japoninë qendrore-lindore gjatë fundjavës. Sipas njoftimit më të fundit të televizionit publik NHK janë të paktën 16 të zhdukur dhe pritet të rritet gjatë ditëve të ardhshme, raportojnë zyrtarët qeveritarë.

Kërkimet vazhdojnë në një zonë që duket se është e paralizuar. Të paktën 146 rrëshqitje të tokës ndodhën në 19 prefektura, sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës.

Argjinaturat e 47 lumenjve janë çarë në 66 lokacione të ndryshme, dhe madhësia e katastrofës mbetet ende e vështirë për t’u matur për shkak të nivelit të lartë të ujit që e bën jo praktike hyrjen në zonat rurale të vendit.

Numri i shtëpive pa energji elektrike ra nga 520,000 në 34,000. /abcnews.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme