Botë

Përleshje mes policisë dhe protestuesve në aeroportin e Barcelonës – ka të arrestuar

Foto: Reuters

Përleshje mes policisë spanjolle dhe protestuesve katalonjas kanë shpërthyer të hënën pasdite, në hyrje në aeroportit ndërkombëtar të Barcelonës, pas dënimit me burg të nëntë liderëve pro-pavarësisë, ka raportuar gazeta spanjolle, “El Mundo”.

Pamjet televizive kanë shfaqur policët duke i përdorur shkopinjtë për t’i shpërndarë demonstruesit, disa prej të cilëve të maskuar. Mediet lokale kanë raportuar edhe për të arrestuar.

Mijëra veta ishin mbledhur jashtë aeroportit dhe dhjetëra ndodheshin në sallën e nisjeve në aeroport. Autoritetet e aeroportit kanë bërë të ditur se të paktën 20 fluturime janë anuluar shkaku i protestave.