Botë

Shkaku i ofensivës turke në Siri, ministri francez bojkoton ndeshjen Francë-Turqi

Foto: Reuters

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka vendosur të mos shkojë në stadium për të parë ndeshjen e së hënës mbrëma në Paris mes Francës e Turqisë për shkak të ofensivës ushtarake turke në Siri, ka thënë zyra e Le Drianit.

Le Drian kishte planifikuar të ndiqte këtë ndeshje nga stadiumi, ka thënë departamenti i ministrit, raporton Reuters.

Zyrtarë francezë planifikojnë të rrisin nivelin e sigurisë para ndeshjes në Stade de France mes dy vendeve, pas dënimit nga Franca dhe Bashkimi Evropian ndaj ofensivës turke, transmeton Koha.net.

BE-ja, ku Turqia ende aspiron të anëtarësohet, i kishte dënuar edhe më parë sulmet ajrore dhe tokësore të Turqisë ndaj militantëve kurdë në veri të Sirisë, dhe është zemëruar edhe më shumë nga kërcënimet e presidentit turk Tayyip Erdogan për t’i dërguar refugjatët në Evropë.