Botë

Refugjati 19-vjeç ia nxjerr sytë shokut për 50 euro borxh

Një adoleshent është verbuar nga shoku i tij pas një sulmi të paparë për 50 euro borxh, ka njoftuar një gjykatë në Gjermani.

Sulmuesi eritrean ka therur me dy thika shokun e tij 18-vjeçar, para se t’ia priste qepallat dhe t’ia ngulte stilolapsin në të dy sytë. Pasi ia ka nxjerr sytë, sulmuesi ia ka copëtuar me gojë dy veshët, raporton Daily Mail.

Gjykata e Hanau ka thënë se doktorët janë me fat që e kanë shpëtuar jetën e 18-vjeçarit, i cili nuk mund të shoh më. Sulmi ka ndodhur në Schluchtern të Hesses në tetor të vitit 2016.

Sulmuesi ka thënë se ishe detyruar ta sulmonte shokun për shkak të borxhit. Por zyrtarët kanë thënë se prapa këtij sulmi fshihet diçka më e rëndë sesa borxhi prej 50 eurosh.

“Fakti që viktimës i janë copëtuar veshtë si një kafshe të egër – e bën këtë rast të pazakontë”, ka thënë Rudolf Egg nga Wiesbaden, transmeton Koha.net.

“Nuk ishte kacafytje normale. Nëse dëshironi ta lëndoni viktimën, ju nuk duhet t’ia bëni këto gjëra”, ka shtuar ai.

Psikologu i rasteve kriminale ka thënë se fshihet diçka tjetër prapa këtij sulmi.

“Ndoshta xhelozia luajti roli. Autori i krimit nuk donte që viktima të lëndohej, por të bëhej copash. Ai donte që ai të dukej i shëmtuar”, ka thënë veç të tjerash ai.