Botë

Arrestohet në Skoci, francezi që ndiqej për vrasjen e gruas dhe 4 fëmijëve të tij

Policia e Skocisë ka arrestuar një francez në aeroportin e Glasgow pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u kap sapo mbërriti në aeroport pas një fluturimi nga Parisi.

Xavier Dupont de Ligonnes kërkohej nga policia franceze nën akuzën e vrasjes, pasi dyshohet se ai ka vrarë gruan dhe katër fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2011 në Nantes.

Policia i gjeti trupat e viktimave të varrosur në kopshtin e shtëpisë në Nantes.

Sipas mediave të huaja 58 vjeçari kishte krijuar një identitet të rremë dhe ishte gjithmonë në lëvizje.

Ndërkohë në deklaratën e saj, policia e Skocisë bën me dije se ka arrestuar një person pas një urdhër arresti nga Franca dhe po punon për identifikimin e tij.