Botë

BE kundër një ofensive të Turqisë në Siri

Bashkimi Europian është kundër një ofensive të Turqisë në verilindje të Sirisë sepse një rifillim i armiqësive do të dëmtonte përpjekjet e ndërmarra për zgjidhjen e këtij konflikti, deklaroi sot një zëdhënëse e diplomacisë europiane.

“Çdo rifillim i armiqësive do të rrisë vuajtjet e popullit sirian, do të shkaktojë zhvendosje të popullsisë dhe do të dëmtojë përpjekjet politike të ndërmarra për zgjidhjen e këtij konflikti”, Maja Kocijançiç, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sot se një ofensivë turke mund të ndërmerrej në çdo moment në veri të Sirisë, pasi Uashingtoni njoftoi se nuk do ta kundërshtonte një operacion të tillë kundër një milicie kurde.

“Ka një frazë që ne e përsërisim në çdo kohë. Mund të hyjmë në Siri në çdo kohë pa paralajmëruar. Është jashtë çdo logjike për ne të tolerojmë edhe më shumë kërcënimet që vijnë nga grupet terroriste”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi.

SHBA-ja njoftoi dje në mbrëmje se Turqia do të ndërmerrte menjëherë një sulm ushtarak në veri të Sirisë dhe se trupat e vendosur në vend do të linin afërsinë e këtij operacioni kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit ( YPG).