Erdogan: Do ta ujisim Eufratin me burimet e paqes

06 October 2019 20:25

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur në lidhje me operacionin në lindje të Eufratit në Siri.

“Qëllimi ynë është që edhe lindjen e Eufratit ta ujisim me burimet e paqes”, ka thënë mes tjerash Erdogan, transmeton KTV. Sipas tij, janë bërë përgatitjet dhe planet e operacionit dhe janë dhënë udhëzimet e nevojshme. “Do ta kryejmë këtë operacion nga toka dhe nga ajri”, ka shtuar tutje presidenti turk.

Erdogani ka kërkuar nga shtetet e NATO-s që të deklarohen nëse e pranojnë apo jo si organizatë terroriste Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për të cilën thotë se po përpiqen ta fshehin nga sytë nën emërimin SDG.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme