Botë

Pesë trillimet e Trumpit për skandalin e Ukrainës, dhe e vërteta

Prirja e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u besuar teorive të konspiracionit daton prej vitesh, më saktë qysh prej kohës kur kishte pretenduar të ketë parë “me mijëra e mijëra” myslimanë tek u gëzohen sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001-s, kur i kishte mohuar efektet e krizës klimatike dhe ua kishte mbajtur anën shumë e shumë të pavërtetave.

Ç’është e vërteta, edhe vetë përfshirja e Trumpit në skenën presidenciale politike daton që më herët, qysh prej 2011-s kur kishte kërkuar konfirmimin e “certifikatës së lindjes”, duke pretenduar se presidenti amerikan i asaj kohe, Barack Obama, ishte lindur jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i 44-të amerikan doli se qe lindur në Hawaii dhe certifikata e tij e lindjes e konfirmoi këtë gjë, transmeton Koha Ditore.

Tani, prirja e Trumpit për të pavërtetat e vrazhda dhe qëllimkëqija po i kushton më shtrenjtë se kurrë më parë. Presidenti amerikan po përballet me hetimet që mund të rezultojnë me shkarkimin e tij nga detyra, pikërisht për shkak të dobësisë së tij ndaj teorive të këtilla konspirative.

Dhe janë pesë këso teorish që po fshihen prapa skandalit të tij të fundit me Ukrainën.

Teoria 1 - Bidenët kundruall kryeprokurorit ukrainas

Joe Bideni thuhet të ketë ushtruar presion ndaj Ukrainës për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, me qëllim që ta mbrojë të birin e tij Hunter.

Krejt kjo punë është në thelbin e hetimeve të shkarkimit, meqë është përfshirë në “shqetësimin urgjent” të ngritur nga një sinjalizues në shërbimet amerikane të Inteligjencës.....(Më gjerësisht lexoni në E diela me Koha Ditore)