Botë

Tregtia BE-SHBA / Gjermania akuzon SHBA-në për refuzimin e ofertave

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, e ka akuzuar SHBA-në për refuzimin e ofertave për një zgjidhje miqësore në tregti.

Ai paralajmëruar se Bashkimi Evropian, së shpejti, mund të përgjigjet duke rritur tarifat për mallrat amerikane.

Maas tha se Uashingtoni po shkon në rrugën e konfrontimit, pasi administrata e Trumpit vendosi taksat e mëdha për mallrat e BE-së.

E gjithë kjo u shkaktua pas miratimit të Organizatës Botërore të Tregtisë mbi subvencionet evropiane për prodhuesit e avionëve Airbus.