Botë

Për gratë boshnjake, s’ka drejtësi e as përfaqësim

Si burrat ashtu edhe gratë i vuajnë pasojat e luftërave, por konfliktet dhe katastrofat humanitare përreth botës i prekin në mënyrë disproporcionale gratë dhe fëmijët. Pos kësaj, zërat e grave rregullisht përjashtohen apo anashkalohen në kohëra paqeje.

Në valën e ujdive politike të dakorduara mes burrash, gratë rëndom mbesin të papërfaqësuara në rolet vendimmarrëse. Kjo gjë shihet qartë në të dhënat e përpiluara nga “UN Women” dhe Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, ku del se në shumicën e proceseve të paqes midis viteve 1992 dhe 2017, vetëm 3 për qind e ndërmjetësve, 3 për qind e dëshmitarëve dhe nënshkruesve, dhe 9 për qind e negociatorëve ishin gra.

Problemi nuk lidhet vetëm me numra, por edhe me ndikimin e grave në vendime politike. Gratë fillimisht duhet të luftojnë për përfshirje, pastaj të pranohen si kontribuuese, dhe vetëm pastaj, ato rrallë herë kanë pushtet më të madh politik për të ushtruar ndikim të njëmendtë./FP

Artikullin e plotë në shqip mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.