Botë

Orbani thotë se Hungaria s’do ta lë BE-në

Hungaria s’e ka në plan të lë Bashkimin Evropian, ka thënë të diel kryeministri i vendit, Viktor Orban, duke shtuar se edhe përkundër kësaj, anëtarët lindorë dhe perëndimorë të bllokut duhet të gjejnë kompromis për të ardhmen e bllokut.

“Jemi anëtar të Unionit dhe do të mbesim të tillë”, ka thënë Orbani në kongresin e partisë së tij Fidesz, raporton Reuters.

Megjithatë, duke iu referuar me gjasë kritikave nga shtetet tjera anëtare të BE-së për sundimin e ligjit në Hungari, ai shtoi: “Ky është vendi ynë, shtëpia jonë dhe jeta jonë dhe askush tjetër përpos hungarezëve nuk mund të vendos për të”, transmeton Koha.net.