Botë

144 lëkundje tërmeti gjatë orëve të fundit në Turqi

Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) bëri të ditur se pas tërmetit të fortë 5.8 ballë që goditi të enjten Stambollin, janë regjistruar një numër shumë I madh lëkundjesh të tjera në orët që pasuan lëkundjen e parë të fortë.

Sipas këtij institucioni janë regjistruar 144 lëkundje, më e forta me magnitudë 4,1 ballë, pas tërmetit të pasdites së të enjtes me epiqendër në ujërat e Detit Marmara, pranë rrethit Silivri të Stambollit, përcjell VizionPlus.

Tërmeti i djeshëm shkaktoi panik të madh tek qytetaret ndërsa u regjistruan dëme materiale mes të cilave u rrëzua edhe një pjesë e minares së xhamisë në lagjen Avcılar, në Stamboll.

Pamjet e kapur në momentin e tërmetit 5.8 ballë që tregonin sesi lëviznin ndërtesat e larta në Stamboll, bënë xhiron e mediave europiane.