Botë

Përmbyten stacionet hekurudhore në Londër

Reshjet e djeshme sollën përmbytje të mëdha në Londër.

Mijëra udhëtarë në kryeqytetin Britanik përjetuan vonesa të shumta në transportin publik për shkak të vërshimit të ujit në linjat hekurudhore.

Në total, katër stacione u detyruan të mbyllen si pasojë e përmbytjeve.

E gjithë Britania pritet të përballet deri në muajin e ardhshëm me mjegull, erë, bubullima dhe vetëtima që pritet të godasin gjatë gjithë kësaj jave.

Agjencia e Mjedisit ka lëshuar 39 paralajmërime, ku britanikëve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë vigjilentë.