Eshtrat e diktatorit Francisco Franco duhen zhvarrosur

24 September 2019 20:20

Gjykata Supreme e Spanjës ka vendosur që eshtrat e diktatorit Francisco Franco duhen zhvarrosur.

Vendimi është në favor të planit të qeverisë socialiste për t’i zhvendosur eshtrat nga një varrezë ku gruaja e tij është varrosur.

Ndërsa, ankesa nga familja e gjeneralit Franco kundër zhvarrosjes u refuzua.

Franco udhëhoqi luftën civile të viteve 1930 dhe vazhdoi ta sundojë Spanjën deri në 1975-n. Eshtrat e tij ndodhen pranë kryeqytetit Madrid, së bashku me dhjetëra-mijëra të vdekur të luftës civile.

Kompleksi ku gjenden eshtrat e tij konsiderohet monument për triumfin e fashizmit dhe është bërë lloj faltoreje për të djathtën ekstreme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme