Botë

Snowden dëshiron të rikthehet në SHBA – por me disa kushte

Foto: Reuters

Ish-agjenti i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare. Edward Snowden, ka thënë se dëshiron të kthehet në SHBA. E këtë do ta bëjë nëse i garantohet gjykim i drejtë.

“Dua të kthehem në SHBA, ky është qëllimi im përfundimtar. Nëse do të kaloj pjesën tjetër të jetës time në burg, kërkesa ime e vetme është që gjykimi të jetë i drejtë, por qeveria amerikane nuk e garanton atë, sepse nuk do të më lejojë të përfitoj nga mbrojtja e interesit publik”, ka thënë Snowden, raporton Reuters, transmeton KTV.

Amerikani, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruan një program mbikëqyrjeje afatgjatë nga qeveria e vendit të tij, mori azil në Rusi në 2013 pasi u akuzua për spiunazh.

Ndërsa, leja e tij e qëndrimit në Rusi u vazhdua deri në vitin 2020.