Botë

Kina lëshon pe në luftën ekonomike me SHBA-në

Descriptive Text

Kina ka bërë një hap të madh për të rregulluar marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria kineze ka hequr taksat për sojën, mishin e derrit dhe disa produkte të tjera amerikane. Ky vendim vjen përpara bisedimeve tregtare të planifikuara për muajin e ardhshëm mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng, tha se Kina po kërkonte të blinte produkte bujqësore amerikane si mishi i derrit e soja. Ai shpreson që të dyja palët të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për bisedimet e ardhshme tregtare në Uashington.

Kina u kishte vendosur më parë tarifa prej 25 për qind disa produkteve amerikane dhe kishte urdhëruar importuesit që të ndalonin blerjen e sojës, produktin më të importuar nga SHBA-ja, përcjell Top Channel.

Tani mbetet të shikohet edhe vendimi i Trumpit ku sipas zërave nuk do të tërhiqet nga taksat që i ka vendosur produkteve kineze.