Botë

Talibanët vlerësojnë se SHBA-ja humb më shumë nga anulimi i bisedimeve

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët në Afganistan kanë lënë derën e hapur për bisedime të reja, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar një samit të fshehtë.

Uashingtoni ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në luftime kundër militantëve, pasi presidenti Trump ka arsyetuar anulimin e takimit me një sulm të talibanëve që ka lënë të vrarë një ushtar amerikan.

Trump ka thënë se ai ka ftuar liderët talibanë dhe presidentin afgan, Ashraf Ghani për të biseduar të dielën në Kampin presidencial David, rreth draftit të marrëveshjes që parasheh tërheqjen e mijëra trupave të SHBA-së nga Afganistani, për t’i dhënë fund luftës më të gjatë ku janë përfshirë forcat amerikane.

Në një seri të intervistave televizive, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk ka hedhur poshtë kthimin e bisedimeve, mirëpo ka thënë se SHBA-ja ka nevojë për një “përkushtim më të madh” të talibanëve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë, linku: