Botë

Dorëhiqet Sekretarja e punës në Britani

Amber Rudd është dorëhequr nga pozita e saj në kabinetin qeveritar, me arsyetimin se nuk mund të duronte teksa kolegët e saj përjashtoheshin nga partia.

Sekretarja e punës dhe pensioneve ka deklaruar se nuk besonte se largimi nga BE-ja me marrëveshje ishte qëllimi kryesor i qeverisë që drejton Boris Johnsoni, transmeton KTV.

Shkarkimin e 21 deputetëve konservatorë ajo e quajti ‘sulm mbi demokracinë’.