Botë

Uragani Dorian spostohet në Cape Canaveral, vazhdon evakuimi i njerëzve

Descriptive Text

Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhra për evakuim janë lëshuar në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut

Uragani Dorian, pasi ka shkatërruar pjesën veriore të Bahamas-in verior, tani ndodhet rreth 180 km në lindje të Cape Canaveral, me erëra deri në 175 km/orë dhe po lëviz ngadalë drejt Florida-s.

Qendra kombëtare e uraganeve, me seli në Miami, në buletinin e saj të fundit i ka bërë thirrje popullates të qëndrojë ende në shtëpi.

Në Qendrën Hapësinore Kennedy, 800 punonjës të NASA, që nga dita e djeshme, po punojnë për të siguruar dhe zhvendosur pajisjet.

Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhra për evakuim janë lëshuar në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Meterologët parashikojnë që Doriani do të ndikojë në pjesën më të madhe të Bregut të Atlantikut gjatë gjithë javës, nga Xhorxhia, Karolina e deri në Virxhinia. Zonat më në veri, deri në Nju Xhersi, mund të përjetojnë reshje të mëdha shiu dhe erëra me fuqi tropikale deri ditën e premte.

Pamjet ajrore tregojnë një shkatërrim të plotë në Marsh Harbour, një nga vendet e para në Bahamas që u shkatërrua nga Uragani Dorian. Videoja e regjistruar mbi ishullin e Bahamas tregon lagje të përmbytura, ndërtesa të shkatërruara, anije dhe kontejnerë transporti të përmbysura.

Bilanci provizor i viktimave që Doriani ka shkaktuar në Bahamas është shtatë të vdekur dhe 21 të plagosur/Shqiptarja.