Botë

Një i vdekur e nëntë të lënduar nga një sulm me thikë në Francë

Descriptive Text

Një person është vrarë dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë i cili ndodhi të shtunën në qytetin Villeurbanne afër Lyonit në Francën qendrore.

Sipas burimeve të Reuters, një i dyshuar që mbante një thikë u arrestua, ndërkaq sipas këtij burimi, i dyshuari iu kishte thënë oficerëve se ai ishte një shtetas afgan.

Ndërkaq ende nuk dihet për motivin e sulmit, transmeton Koha.net.

Burimi i policisë tha se autoritetet kishin gjuajtur për një sulmues të dyshuar të dytë, duke shtuar se viktima ishte në moshën 19 vjeç.

Sulmuesi i dyshuar i sulmoi banorët të cilët ishin duke pritur në një stacion autobusi dhe më pas vrapoi drejt një stacioni nëntokësor para se kapej nga qytetarët dhe personeli i transportit, iu tha gazetarëve kryetari i Lyonit, Gerard Collomb.