Botë

SHBA goditen nga një tërmet 6.3 ballë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një tërmet I fortë me magnitutë 6.3 ballë të shkallës Rihter.

Lajmi është bërë i ditur nga Sondazhi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar.

Sipas qendrës së Sondazhit Gjeologjik të SHBA, tërmeti ndodhi rreth 175 milje në veriperëndim të qytetit bregdetar të Bandon.