Botë

Dita Botërore kundër Testeve Bërthamore

Dita Botërore kundër Testeve Bërthamore shënohet çdo 29 gusht në mbarë botën, me qëllim që të rritet vetëdija për ndikimin negativ të testimit të armëve bërthamore, apo edhe armëve të tjera atomike.

Historia e testimeve nukleare është një histori e vuajtjeve, me më shumë se dy mijë viktima të këtyre testeve, zakonisht prej komuniteteve më të cenueshme në botë. Pasojat e tmerrshme pasqyrohen në mjedis, shëndet, sigurimin e ushqimit apo zhvillimin ekonomik.

Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, është ngritur vetëdija kundër këtyre testimeve. Përgjatë viteve, ka pasur thirrje që të ndalohet testimi i armëve të tilla, për të siguruar mbrojtjen e jetës së njeriut dhe ambientit, transmeton kp.

Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë në fund të vitit 2009 për Ditën Botërore kundër testeve bërthamore, me shpresë gjithashtu se edhe vendet anëtare të OKB-së do të merrnin më shumë hapa drejt këtij qëllimi.

Kjo datë shënon edhe përfundimin e njërit prej testeve më të mëdha bërthamore, atë të vitit 1991 në Kazakistan. Për herë të parë kjo ditë u shënua më 29 gusht, 2010.