Botë

Së paku 60 të vdekur e mijëra të zhvendosur nga përmbytjet në Sudan

Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet kanë lënë të vdekur se paku 60 njerëz në Sudan, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.

Sudani është përfshirë nga shirat e dendur që nga fillimi i korrikut, duke prekur pothuajse 200,000 banorë në 15 rajone, transmeton KTV.

Rajoni i Nilit të Bardhë në jug të vendit është goditur më së shumti. Ndërsa, sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 37,000 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar.

E sipas meteorologëve, sezoni me shi vazhdon deri në fund të tetorit.