Botë

Shormaz: Serbia nuk dëshiron të bëhet pjesë e NATO-s

Shefi i delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë parlamentare të NATO – s Dragan Shormaz ka thënë se qëllimi strategjik i Serbisë është të jetë pjesë e BE-së, porse ky shtet nuk dëshiron të jetë anëtar i NATO-s, transmeton Koha.net.

“As Serbia dëshiron të bëhet pjesë e NATO-s dhe as NATO e kërkon këtë nga ajo”, ka thënë Shormaz në panelin “Ballkani Perëndimor ndërmjet integrimit dhe fragmentarizmit” në Budvë, Mal i Zi, përcjell “Blic” i Beogradit.

Në panel kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga Bosnja e Mali e Zi.

Ata kanë folur për nevojën e pajtimit në Ballkan duke treguar se transicioni në rajon ende nuk ka marrë fund.