Botë

Sivjet në Detin Mesdhe 858 migrantë të vdekur

Descriptive Text

859 persona kanë vdekur në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë përmes kalimit nga Afrika drejt vendeve te BE-së.

Kjo është shifra e regjistruar në vdekjet e emigranteve në Detin Mesdhe që nga 1 janari i 2019 e deri më tani.

Vitin e kaluar për të njëjtën kohë ishin shënuar 1558 viktima në tentative e dëshpëruar për të shkuar në Perendim.

Shifrat e bëra publike shohin futjen ne vendet perendimore përmes Mesdheut të 45 mijë e 505 migranteve, 30% më pak sesa e njëjta periudhë e një viti me parë kur kishin hyrë përmes detit në Europë rreth 64 mijë e 836 migrante.

Shumica e zbarkimeve të migranteve ka ndodhur në Greqi dhe Spanjë. Konkretisht në këto muaj në Greqi kanë zbarkuar 23 mijë e 193 migrante ndërsa në Spanjë 14 mijë e 680.

Italia përmes politikave të saj shumë të forta kohet e fundit përmes ministrit Salvini ka pritur vetëm 4664 migrante/VizionPlus.