5 të vdekur e mbi 100 të lënduar nga stuhia në Poloni Foto: The Guardian

5 të vdekur e mbi 100 të lënduar nga stuhia në Poloni

23 August 2019 08:01

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar nga stuhia që ka goditur Poloninë, njoftoi kryeministri i vendit Mateusz Morawiecki.

Në majën e malit Gievont një grupi i turistëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, u kap nga moti i keq i shoqëruar me vetëtima.

Personi i pestë u vra në Sllovaki. Njëri nga viktimat raportohet të jetë një fëmijë.

Stuhia thuhet se ka zbritur befas pas një mëngjesi me diell.

“Askush nuk e priste që të shpërthejë një stuhi kaq e papritur dhe nga këndvështrimi ynë njerëzor ishte diçka që ishte e pamundur të parashikohej”, tha Morawiecki gjatë një takimi emergjence.

Kishte raportime për viktima në pjesë të ndryshme të vargmalit. Të paktën katër helikopterë shpëtimi u dërguan në zonë./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme