Botë

Sulm vetëvrasës gjatë një dasme në Kabul

Descriptive Text

Një shpërthim ka ndodhur në një sallë dasmash në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe autoritetet frikësohen për një numër të madh viktimash.

Dëshmitarët i thanë BBC-së se një person kishte hedhur vetën në erë gjatë një ceremonie martese dhe se salla ishte e mbushur me trupa të pajetë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:40 me kohën lokale në një zonë të populluar kryesisht nga banorë të komunitetit shia, shkruan ksp.

Asnjë grup nuk e mori përsipër sulmin i cili ndodhi në perëndim Kabulit.

Militantët myslimanë sunitë, përfshirë talibanët dhe grupin e Shtetit Islamik, kanë synuar në mënyrë të përsëritur pakicat Shia Hazara në Afganistan dhe Pakistan.

Ky shpërthimi vjen vetëm dhjetë ditë pasi një bombë që shpërtheu jashtë një stacioni policie në Kabul vrau të paktën 14 njerëz dhe plagosi afro 150 të tjerë.

Tensionet në Afganistan kanë qenë të larta edhe pse talibanët dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë mijëra trupa të stacionuar në këtë vend, u raportua së janë afër një marrëveshje paqeje.