Në Rusinë e lajmeve të rreme dhe rrezatimit atomik

Në Rusinë e lajmeve të rreme dhe rrezatimit atomik

14 August 2019 09:12

Në postime në internet dhe në thirrje telefonike zyrtarëve rusë, rusët kanë shprehur zemërimin pas shpërthimit në një reaktor të vogël bërthamor në një zonë të testeve ushtarake që për ditë të tëra nuk është pranuar nga Qeveria ruse.

“Megjithëse nuk është aq i rrezikshëm sa duket, e meritojmë ta dimë”, ka deklaruar Danil Kotsyubinsky, banor i Shën Petërsburgut, i cili ka kërkuar prej zyrtarëve lokalë të japin më shumë informacione për opinionin publik.

Aksidenti, i cili është mbajtur sekret, ka ndodhur të enjten e javës së kaluar në zonën e testeve raketore Nenoska në bregun e Detit të Bardhë në Rusinë Veriore, dhe duket të ketë përfshirë një test të një lloj të ri të raketave që shkrepen me energji bërthamore, kanë vlerësuar analistët amerikanë të fushës, shkruan NYT, përcjell në shqip Koha Ditore.

Shpërthimi ka lënë të vdekur së paku shtatë persona, duke emetuar rrezatim që ka mbërritur deri në qytetin më të afërt prej mbi dyzetë kilometrash. Kjo ka bërë që ekspertët perëndimorë të rrezatimit të kenë shumë dyshime për pasojat. Ushtria dhe kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore kanë konfirmuar aksidentin dhe numrin e të vdekurve, por nuk kanë dhënë shumë hollësi lidhur me ngjarjen tragjike.

Andaj shumë rusë thonë se kanë mbetur pa u informuar prej autoriteteve lokale dhe shumëkush po hamendëson për shkaqet e vërteta të aksidentit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme