Ish-presidenti i arrestuar i Kirgistanit po përgatiste grusht shteti

Ish-presidenti i arrestuar i Kirgistanit po përgatiste grusht shteti

13 August 2019 13:46

Ish-presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atabayev, i cili u arrestua javën e kaluar me akuzat për korrupsion si pjesë e një superoperacioni policor po përgatiste një grusht shteti, tha sot shefi i sigurisë së vendit të Azisë Qendrore, transmeton oranews raportimin e mediave botërore.

“Synimi i tij ishte një grusht shteti. E deklaroj zyrtarisht këtë, “tha Orozbek Obubayev, kreu i Shërbimit Kombëtar të Kirgistanit (GKNB) në një konferencë për shtyp në Bishkek.

Atabayev është “i dyshuar për dhunë ndaj zyrtarëve, organizim të trazirave masive dhe për vrasje të mbetur në tentativë,” tha zëdhënësi i një prokurori, Zamy Beizekeyev.

Dënimet për këto akuza janë me burgim të përjetshëm.

Almazbek Atambayev, kreu i Shtetit që drejtoi vendin nga viti 2011 deri në 2017, u arrestua të premten e kaluar dhe do të qëndrojë në paraburgim deri më 26 gusht. Arrestimi i tij u bë pas dy bastisjeve nga forcat speciale që u shoqëruan me episode dhune.

Pothuajse 2,000 oficerë policie dhe ministri i brendshëm u mobilizuan personalisht për të arrestuar Atabayev. Operacioni për arrestimin e tij i mori jetën kërkoi jetën një pjesëtari të forcave speciale ndërsa rreth 100 njerëz u plagosën.

Atabayev, i cili fillimisht u akuzua për korrupsion, i ka cilësuar akuzat ndaj tij “absurde” duke pretenduar se ishte viktimë e një konflikti personal me pasardhësin dhe rivalin e tij, Presidentin e atëhershëm Soronbay Jenebekov.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme