Evakuohen qindra banorë shkaku i zjarrit në Gran Canaria të Spanjës, në rrezik edhe qytetet tjera

11 August 2019 19:32

Rreth 400 banorë janë evakuuar gjatë së dielës nga disa lagje të Gran Canarias në Spanjë, pasi zonën e përfshiu një zjarr i madh.

Zjarri ka prekur kryesisht Parkun Kombëtar shumë të vlefshëm për këtë vend, por edhe destinacion të njohur mes turistëve, transmeton KTV.

Shërbimet e emergjencës kanë përdorur aeroplanë dhe helikopterë për ta luftuar zjarrin i cili rrezikon disa qytete dhe parkun në perëndim të ishullit, njoftuan autoritetet.

Zjarri kishte shpërthyer të shtunën dhe ani pse në mbrëmjen e po asaj dite dukej se ishte nën kontroll, sidoqoftë u përkeqësua gjatë natës, duke detyruar banorët lokalë të evakuohen.

Policia beson se zjarri u shkaktua nga dikush që përdori makinë salduese. Të shtunën u arrestua edhe një 55-vjeçar lidhur me rastin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme