Botë

Besimtarët myslimanë mblidhen në malin e Arafatit

Besimtarët myslimanë kanë qëndruar në malin e Arafatit, në juglindje të Mekës, për të shënuar Ditën e Arafatit gjatë ritualit vjetor fetar të Haxhit.

Në Ditën e Arafatit, e konsideruar si dita më e rëndësishme gjatë Haxhit, pelegrinët shkojnë në malin e Arafatit për të kaluar pjesën më të madhe të ditës në lutje, transmeton KTV.

Për këtë vend, myslimanët besojnë se Profeti Muhamed ua dha predikimin e tij të fundit besimtarëve.

Haxhi duhet të kryhet të paktën një herë nga të gjithë myslimanët të aftë për të bërë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.