Botë

Koreja e Veriut lanson edhe dy raketa balistike

Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa në det, në lansimin e saj të pestë në javët e fundit. Raketat mendohet se janë balistike me rreze të shkurtër, ka njoftuar ushtria e Koresë së Jugut.

Nëse konfirmohet, një provë e tillë do të përbënte shkeljen e 11 rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB, transmeton KTV.

Lansimi i fundit u realizua në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte pranuar një letër nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Trumpi tha se Kim nuk ishte i kënaqur me stërvitjet e tanishme ushtarake të përbashkëta SHBA-Kore Jugore.