Botë

Obama: Refuzoni liderët që ushqejnë urrejtje

Ish-presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të refuzojnë gjuhën e secilit lider që ushqen urrejtje ose normalizon racizmin.

Ani pse Obama nuk përmendi emra, komentet e tij vijnë pasi presidenti Donald Trump synoi të shmangë vëmendjen se retorika e tij kundër-imigrimit ka nxitur dhunë në SHBA, raporton KTV.

Në një fjalim që e mbajti të hënën, Trump e dënoi urrejtjen dhe ngritjen e ekstremit të djathtë. Ai reagoi pas vrasjes së 31 personave në masakrat e Texasit dhe Ohios. Sa ishte president, Obama dështoi të ashpërsonte kontrollin e armëve.

Gjatë një interviste të vitit 2015, ai kishte thënë se dështimi për kontroll më të madhe të armëve ishte frustrimi më i madh i punës së tij si president.