Botë

Meksika mendon akuzat terroriste për masakrat në SHBA

Meksika po konsideron shfrytëzimin e mundësisë që të ngrisë akuza për terrorizëm në sistemin gjyqësor të SHBA-së për sulmin terrorist në El Paso, në të cilin u vranë shtatë shtetas meksikanë dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Ministri i jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, të dielën deklaroi se shteti i tij do të marrë masa ligjor kundër personit apo kompanisë që shiti armën që u përdor në masakrën e së shtunës. Meksika gjithashtu do të tentojë ekstradimin e të dyshuarit.

Një 21-vjeçar është arrestuar për sulmin e së shtunës në të cilin u vranë 20 persona. Policia në El Paso është duke hetuar mesazhet e urrejtjes në të cilat janë gjetur në rrjetet sociale të vrasësit.

El Paso gjendet në kufirin amerikan me Meksikën. Gjashtë prej viktimave ishin meksikanë. Gloria Marquez, mësuese, nga qyteti Ciudad Juarez, matanë kufirit, ishte në mesin e të vrarëve, pasi kishte kaluar kufirin për të blerë ushqim, transmeton KTV.

Mario de Alba, 45-vjeçar, është një tjetër meksikan që kishte dal në SHBA për të bërë blerje. Të plagosura janë bashkëshortja dhe vajza e tij 10-vjeçare.

Masakrat e së shtunës në El Paso të Teksasit dhe Ohios, po shërbejnë si mësim për SHBA-në dhe Meksikën.

E një gazetar meksikan thotë se shteti i tij ka qenë viktimë në mosmarrëveshjet kufitare.

“Me ligjet e emigracionit të drejtuar për amerikanët qendror, ka ndryshim rolesh dhe tani meksikanët janë sikur amerikanë për amerikanët qendror”, ka thënë gazetari Carlos Bravo Regidor.

Masakra në El Paso ka ashpërsuar gjuhën e zyrtarëve meksikanë karshi SHBA-së. Ambasadorja meksikane në Uashingotn, Martha Barcena, tha se është i frikshëm sulmi i qëllimshëm ndaj meksikanëve dhe komunitetit latin në SHBA.

Administrata e presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, shpesh ka bërë thirrje që të merren masa ndaj lejimit të armëve amerikane drejt Meksikës, e të cilat pashmangshëm kanë rënë në duart e kartelave të drogës.

Por, presidenti ka preferuar që të mos e provokojë Trumpin që ka ashpërsuar gjuhën kundër Meksikos në fushatën e tij elektorale. Madje e kërcënoi me taksa nëse Meksika nuk ndërmerr masa ndaj emigrimit.